Shokohet Chelsea, ylli i tyre përfundon në spital (Foto)

Shokohet Chelsea, ylli i tyre përfundon në spital (Foto)

Luiz e lëndoi gjurin në fitoren e Chelsea ndaj Manchester City në muajin dhjetor.

Ish mbrojtësi i PSG, ka brengosur fansat e londinezëve me postimin e tij në rrjetin e tij social Instagram.

Luiz këtë foto e ka postuar në Instagram

 

Sipas të gjitha gjasave Luiz, do të pushohet për ndeshjen e të shtunës ndaj Wolherampton në kuadër të FA Cup, transmeton Periskopi.com.

Luiz besohet se është duke luajtur me dhimbje në gjurin e tij

 

29-vjeçari në këtë sezonë është shndërruar në lojtarin kyç të trajnerit italian, Antonio Conte, me super paraqitjet e tij në mbrojtjen e të kaltërve.

Luiz është bërë lojtari kryesor i Contes në rrugën e Chelsea për titull

 

Luiz u rikthye në Stamford Brigde në ditën e fundit të afatit kalimtar të verës së kaluar, për shumën e 32 milionë funtave nga Paris Saint-Germain. /Periskopi/

Shpërndaje në: