Shokohet Man Utd dhe Mourinho, lëndohet ylli i skuadrës
Mesfushori u ankua për dhimbje, ashtu që Jose Mourinho e zëvendësoi me Marcus Rashford.
Futbollisti armen e shënoi golin e vetëm në pjesën e parë të kësaj ndeshjeje, i cili pritet t’i ndihmojë Unitedit për t’u kualifikuar në 1/8 e finales të Ligës së Evropës.

Mkhitaryan realizoi golin e epërsisë ndaj Saint Etienne
Nuk dihet nëse Mkhitaryan u lëndua gjatë ndeshjes, apo thjesht nuk deshi që të rrezikonte dhe e lëshoi fushën.
Në ditët në vijim do të merret vesh kohëzgjatja e mungesës së mesfushorit. /Telegrafi/



