Shokohet UFC, Amanda nokauton për 51 sekonda ikonën Cris Cybod (VIDEO)

Shokohet UFC, Amanda nokauton për 51 sekonda ikonën Cris Cybod (VIDEO)

Në natën e UFC 232, përveç ndeshjes së meshkujve, publiku priti edhe atë të femrave mes Cris Cybord dhe Amanda Nunes.

Coybord ishte kampione e padiskutueshme, derisa ishte e pamposhtur në 21 ndeshjet e fundit, përcjell Periskopi.

Humbja e fundit për të datonte në vitin e largët 2005, por Amanda e kishte përgatitur befasinë.

Amanda Nunes e nokautoi kampionen për vetëm 51 sekonda, çka mori edhe gjithë duartrokitjet e publikut të pranishëm.

Luftëtarja braziliane i bashkohet Conor McGregorit dhe Daniel Cormierit si sportistët që kanë arritur të mbajnë gjatë një kohe dy tituj në UFC.  /Periskopi

Shpërndaje në: