Shokon futbollisti i njohur dëshiron të bëhet aktor i filmave pornografik

Shokon futbollisti i njohur dëshiron të bëhet aktor i filmave pornografik

Ish trajneri i Tottenham Hotspurs, Harry Redknapp ka habitur të gjithë opinion e futbollit anglez si dhe atë francez me deklaratën e tij të fundit.

Redknapp ka folur për ish lojtarin e tij, Benoit Assou-Ekotto, të cilën e ka pasur nën urdhëra dy herë gjatë karrierës së tij, transmeton Periskopi.

Ish trajneri i Spurs tashmë i Birminghamit dëshiron ta ketë përsëri nën urdhëra por ai ka treguar diçka të pa dëgjuar deri më tani rreth Beonitit.

“Ai është i zemruar, Benoit, por a din çka? Edhe unë mendoj se jam i çmendur’’, tha me shaka për Spurs Show.

Related image

Assou Ekotto qëndroi në Tottenham 9 sezone

 

‘Pranova një thirrje. Unë e pranova se mund të shkojë në Birmingham dhe çuditërisht e pranova thirrje nga ky person”.

“Oh Mr Redknapp, e kamë një super lojtar për ju, njëri nga ish lojtarët e juaj. Cili? Benoit! Jo! Brenda vetës besoj se mund ta kthejë Benoitin në top formë përsëri.

“ I vetëmi problem është se ai do të bëhet një aktor i filmave pornografik. Ndoshta mund të nxjerri edhe një sezon nga ai para se ai të vendos ta bëjë atë’’.

”Ai është një lojtar fenomenal. Mund të përfundojë në ngjyrat e Birmingham vitin e ardhshëm” përfundoi Redknapp.

Benoit Assou-Ekotto momentalisht luan për skuadrën franceze Metz. /Periskopi/

Shpërndaje në: