Shokon ish-banorja e Big Brother: Nuk do të rikthehesha kurrë (Foto)

Shokon ish-banorja e Big Brother: Nuk do të rikthehesha kurrë (Foto)

 

Për të gjithë ne eksperienca në Big Brother mund të jetë mjaft interesante dhe argëtuese në të njejtën kohë, me atë të së cilës mund të fitojmë mjaft gjëra… ashtu sikurse mund të njohim edhe veten tonë.

E duke marrë parasysh të gjitha këto, krijojmë mendimin se shumica e banorëve do të rifuteshin edhe një herë në atë shtëpi, nëse do t’u jepej një mundësi e dytë.

Neda Balluku, një nga banoret më të përfolura e më të komentuara në Big Brother Albania ishte e ftuara e kësaj jave në emisionin Thumb të Aulonës dhe Fatmës, në ABC News.
Ndër të tjera, Neda u pyet edhe nëse do të rifutej në shtëpinë e Big Brother po t’i jepej sërish mundësia.
“Asnjëherë! Kurr!”, – shprehet Neda. “Madje kam një shprehje kur më thonë, të hy e ta provoj. Unë thëm: ‘Do gjej ndonjë litar, të të lidh në ndonjë shtyllë e të mos e bësh!’. Ai që do të ruajë sado pjesë nga privatësia e vet, nga dinjiteti i vet, nga integriteti i vet mos ta provojë sepse nuk është aq e vështirë loja, sa janë njerëzit mbas përfundimit të atij formati!”.

 

 

Shpërndaje në: