Shokon Ismet Munishi: Jam gati për burg
Trajneri Ismet Munishi në lidhje me takimin që ishte incizuar, në të cilin ishin diskutuar ndeshjet e manipuluar, ka thënë që ka pasur për qellim qetësimin e marrëdhënieve me ata gjyqtarë.
Tutje ai ka shtuar që takimi ishte i organizuar mirë dhe se Munishi kishte ndjerë frikë që gjyqtarët mund të hakmerren në lidhje me mospajtimet që kishte me ta.
“Unë kam pasur problem me ata gjyqtarë, sepse janë përjashtuar katër herë nga ndeshjet dhe qëllimi i takimit ishte që t’i qetësojmë marrëdhëniet. Ai takim ishte i organizuar mirë, sepse nuk ka qenë qytetarë ai që e ka bërë xhirimin, unë madje kam dyshime që aty ka pasur edhe mikrofon dhe kam parë që deri tek vendi i takimit na ka përcjellë një veturë, mirëpo unë kam menduar që ata janë frikësuar që po dalin me mua. Kushdo që e ka bërë, ka bërë një gjest të turpshëm, aty është diskutuar për ndeshjen që ka ndodhë para një viti përderisa arsyeja e takimin ishte pajtimi me gjyqtarët ngaqë kisha frikë se mos hakmerren” ka thënë Ismet Munishi në një interviste në Zona B të Klan Kosovës.
Munishi pas këtij skandali ka dhënë dorëheqje, e në lidhje me këtë ka pranuar që ka pasur edhe presion mediatik.
“Ne të gjithë jemi në procedurë të dorëheqjes në bazë të nenit të etikës, që thotë se gjyqtarët dhe trajnerët nuk duhet të rrinë së bashku. Normalisht që ekziston edhe presioni mediatik. Megjithatë tek ne ekziston një mendim gjeneral. Të gjitha mediat e kanë pasur shkrimin e njëjtë “Trajneri trukon ndeshje me gjyqtarët”. E nëse dikush del dhe thotë që unë kam bërë diçka, jam i gatshëm të shkoj edhe në burg” ka deklaruar Ismet Munishi.



