Shokon me seksizëm myslimani Khabib, ndaj grave luftëtare: Rrini në shtëpi e rrahni burrat
Kampioni i peshave të lehta në UFC, Khabib Nurmagomedov nuk pati një natë të mirë në evenimetin e mbajtur në Arabinë Saudine.
Ai ishte i ftuar special në këtë eveniment, teksa kohë pas kohe kishte pyetje nga udhëheqësja e kësaj mbrëmje, përcjell Periskopi.
Njëra nga pyetjet për Khabib ishte se çfarë këshille do t’i jepte një femre me aspirata për t’u bërë luftëtare.
Përgjigja e tij, e cila u tha në formë batute, nuk u prit mirë nga publiku: ”Për femrat, kam një këshillë shumë të mirë, bëhuni luftëtare në shtëpi. Dhe një tjetër këshillë, rrihni burrin tuaj, gjatë gjithë kohës”.
Komentet seksiste kanë bërë që ai edhe të sulmohet në rrjetet sociale. /Periskopi



