Shokon teleshikuesit, Mariah Carey flet e shtrirë në divan

Shokon teleshikuesit, Mariah Carey flet e shtrirë në divan

Shikuesit e “Good Morning Britain” kanë ngelur plotësisht të shokuar nga paraqitja e divës së popit Mariah Carey në intervistën e së hënës pas lajmit të fundit të të shtënave në Las Vegas.

Këngëtarja 47-vjeçare do të duhej të bisedonte me prezantuesit Piers Morgan dhe Suzanna Reid në lidhje me shfaqjen e saj të Krishtlindjeve në Londër dhe Paris,   para se të dilte lajmi i fundit për incidentin tronditës në Festivalin e 91 të Harvest Music Route, i cili deri më tani kanë marrë jetën 50 personave dhe rreth 200 të plagosur.

Duke u shfaqur drejtpërdrejtë nga shtëpia e saj në Beverly Hills, Mariah e veshur me një fustan të kuq u pa e shtrirë në divan kur prezantuesit televizivë britanikë e pyetën atë rreth sulmit. Komentet rreth këngëtares ishin negative pasi ajo të jepte përshtypjen sikur po qëndronte për të bërë një set fotografik.

Shpërndaje në: