Shorti i Europa League: Takime interesante, shqiptarët kundër njëri-tjetrit

Shorti i Europa League: Takime interesante, shqiptarët kundër njëri-tjetrit

Është tërhequr shorti për çerek-finalet e Europa League, ku do të ketë takime mjaftë interesante

Pas shortit të Champions League, tani në Nyon të Zvicrës është hedhur shorti edhe për garën tjetër evropiane atë të Europa League, transmeton Periskopi.

Në garë janë edhe disa futbollistë shqiptarë, Granit Xhaka dhe Shkodran Mustafi me Arsenalin, Thomas Strakosha me Lazion, si dhe Valon Berisha me Salzburgun.

Skuadra e Berishës do të luajë kundër Lazios, aty ku luan Strakosha.

 

Këto janë çiftet që do të përballen në kuadër të çerek-finaleve të Europa League:

Leipzig – Marseille
Arsenal – CSKA
Atletico Madrid – Sporting
Lazio – Salzburg

 

Finalja e këtij edicioni do të luhet në Lyon të Francës. /Periskopi/

Shpërndaje në: