Shorti i kurdisur: “biletat në shitje” të Romës kundër Liverpoolit dolën krejtësisht të sakta (Foto)
Siç raportoi orë më parë Periskopi, Roma e kishte vendosur Liverpoolin si kundërshtar të saj edhe para se të hidhej shorti i gjysëmfinaleve të Ligës së Kampionëve.

Ky zbulim i rastësishëm ka bërë që të ketë edhe më shumë dyshime mbi ‘kurdisjen’ e mundshme të shortit të Ligës së Kampionëve, shkruan Periskopi.
Minuta më parë u hodh shorti, dhe pikërisht kundërshtar i Romës doli Liverpooli. Madje, e çuditshme është se ‘biletat në shitje’ e qëlluan edhe se kush do të luante ndeshjen e parë në shtëpi. Siç vërehet në foton më lart, Roma më 2 maj, kur është ndeshja e dytë do të luaj ndeshjen e dytë. Dhe pikërisht një gjë e tillë u përcaktua edhe nga shorti.
Edhe më parë kishte pasur dyshime të mëdha në lidhje me shortin e Ligës së Kampionëve. Arsenalit në shtatë nga tetë pjesëmarrjet e fundit në këtë kompeticion, i ‘rastisi’ të luante shtatë herë në 1/8-n e finales me vetëm dy skuadra: Barcelonën dhe Bayernin.
Fat i keq apo kurdisje? Tashmë tifozët e Ligës së Kampionëve anë e mbanë globit kanë arsye të ndihen të shqetësuar. Shto kësaj faktin që dy krerët e institucioneve më të larta të futbollit, UEFA DHE FIFA, Blatter respektivisht Platini, janë të akuzuar për korrupsion. /Periskopi



