Shorti i Ligës së Kampionëve, ja me kë takohen Kukësi dhe Shkëndija
Dy skuadrat shqiptare kanë mësuar kundërshtarët në rrethin e parë të kualifikimeve të Ligës së Kampionëve.
Në Nion të Zvicrës është tërhequr shorti ku dy skuadra shqiptare si Kukësi, që zë vendin e Skënderbeut kampion në Kategorinë Superiore, si dhe Shkëndija e Tetovës, kampione e Maqedonisë.
Ekipi nga Shqipëria ka një kundërshtar të lehtë në letër, pasi do të luajë me Vallettan e Maltës, ndërsa Shkëndija do ta luajë ndeshjen e parë brenda me TNS (The New Saints) të Uellsit.
31 ekipeve pjesëmarrëse të këtij raundi do t’iu shtohet edhe fituesi i turit parakualifikues, mes 4 skuadrave ku bën pjesë edhe kampioni i Kosovës, Drita.
Ndeshjet e raundit të parë kualifikues do të luhen në datat 10/11 korrik dhe ato të kthimit më 17/18 korrik



