Shorti për Euro 2020: Këta janë kundërshtarët e Kosovës (Foto)
Shtëpia më e madhe e Hendbollit në Europë “EHF” ka hedhur shortin për ndeshjet kualifikuese në Euro 2020, që do të mbahet në tri shtete: Austri, Suedi dhe Norvegji.
Kombëtarja e Kosovës do të jetë në gurpin e parë, ku si kundërshtarë do t’i ketë gjigantët europian; Gjermania, Polonia dhe Izraeli.
Interesant pritet të jetë edhe grupi i dytë, me shtete; Kroacia, Serbia, Zvicra dhe Belgjika.
Ndeshjet kualifikuese do të zhvillohen nga muaji tetor i këtij viti deri në qershor të vitit 2019.




