Shotani mposhtet nga ish-skuadra, Feronikeli me hapa të sigurt drejt titullit
Llapi është mposhtur nga ish-skuadra e trajnerit aktual, Bekim Shotanit, Ballkani.
Në ndeshjen e zhvilluar në ”Zahir Pajaziti”, Durim Gashi në minutën e 71-të ia dhuroi fitoren vendasve, pas një kundërsulmi vrasës.
Me këtë fitore, Ballkani ngritet në vendin e tetë me 18 pikë, ndërsa Llapi mbetet në vendin e tretë me 23 pikë.

Feronikeli ka regjistruar fitore në derbin drenicas të zhvilluar sot në kuadër të Superligës së Kosovës në futboll.
Në një përballje me Drenicën, Nikli ka arritur ta mposhtë Drenicën me rezultat të ngushtë, 2-1,
Golat për liderin i shënuan Da Silva (’33) dhe Kastriot Rexha në minutën e 78-të, teksa për mysafirët shënoi Osman Mziu (’43).
Me këtë fitore, Feronikeli mbetet në vendin e parë me 29 pikë, ndërsa Drenica është në vendin e shtatë me 18 pikë.

Nga ana tjetër, në Gjilan, Gjilani regjistroi fitore të rëndësishme ndaj KEK-ut në Stadiumin e Qytetit.
Gjilanasit shënuan dy gola përmes Perez (’33) dhe Hysa (’85), për t’u ngritur në vendin e pestë me 20 pikë.



