Shpallet në kërkim autori i atentatit ndaj ish-boksierit Nelson Hysa

Shpallet në kërkim autori i atentatit ndaj ish-boksierit Nelson Hysa

Policia ka identifikuar dhe shpallur në kërkim autorin e dyshuar për plagosjen e djeshme me armë zjarri të ish-boksierit të Vllaznisë, Nelson Hysa.

Autori i dyshuar i plagosjes me armë zjarri është shtetasi V.K. 21 vjeç me banim në Shkodër.

Policia po punon për kapjen e tij.

Në vendin e ngjarjes është sekuestruar në cilësinë e provës materiale, një gëzhojë model 54 e kalibrit 7.62 mm.

Nelson Hysa, boksieri i njohur shkodran u qëllua nga dy persona që lëviznin me motor rreth orës 14:30. Në njoftimin që shpërndau policia thuhet se Hysa është jashtë rrezikut për jetën dhe plumbi e ka prekur në pjesën e poshtme të barkut.

Shpërndaje në: