Shpat Kasapi nuk e harron dot Afërditën, ja çfarë ‘dissi’ i bën burrit të saj

Shpat Kasapi nuk e harron dot Afërditën, ja çfarë ‘dissi’ i bën burrit të saj

Edhe pse Instagramin më shumë e përdorë për të informuar fansat e tij për koncerte, ai herë pas here publikon edhe fotografi të tija.Flasim për këngëtarin e hitit “Axhamiu”, Shpat Kasapin i cili me zërin e ëmbël që posedon ka arritur të pëlqehet shumë nga publiku.

Javë më parë emri i tij ishte mjaft i komentuar në mediat rozë, e krejt kjo pasi Xhesika Berberi, mikesha e ngushtë e ish të dashurës së tij, Afërditës, ishte e ftuar në emisionin “Xing me Ermalin”, ku Ermali publikoi një foto në llogarinë e tij që komentuesit të bënin pyetje për bukuroshen.Në mesin e shumë pyetjeve ishte dhe ajo e Shpat Kasapit i cili shkruajti nëse do të martohej edhe ajo me të huaj, siç ka bërë Afërdita?

E duket se Shpati nuk po e harron lehtë Afërdita Dreshajn!Ai kësaj radhe ka ngritur dyshime sërish, pasi ka publikuar një fotografi në Instagram, ku shihet se ka pozuar para pasqyrës dhe ka shkruar:“Pasqyrë moj pasqyrë, kush është më i bukur unë apo borbardhi?”E kjo ka bërë që edhe komentuesit të shkruajnë se përshkrimi i fotografisë është një ‘diss’ për të fejuarin e Afërditës, e cila edhe pak muaj do kurorëzojë lidhjen e saj me martesë, me hokeistin çek Jakub Kindl.

Shpërndaje në: