Shpejtim Bulliqi luan me top në livadh: Dy vetë e ruajnë me frikë, pesë të tjerë e shikojnë

Shpejtim Bulliqi luan me top në livadh: Dy vetë e ruajnë me frikë, pesë të tjerë e shikojnë

Shpejtim Bulliqi, kryetari i ri i Podujevës, duket se po kalon vikendin në një livadh të komunës duke luajtur një lojë që i ngjason futbollit.

Në fotot e ndara për popullin nga ana e Xhevdet Malokut të Vetëvendosjes, shihet z.Bulliqi derisa në një moment edhe po provonte t’i bënte një truk futbollistit kundërshtar. Madje, në fotografinë e mëposhtme shihet se si edhe lojtari i dytë që po e shihte Bulliqin duke bërë driblimin është i frikësuar e i dridhur nga përballja me të.

Bulliqi ishte pjesë e LDK-së, por si duket nuk ka ndjekur asnjë zhvillim në këtë parti. LDK-ja vendosi që pa balotazh ta zgjedhte për kryetar z.Lumir Abdixhiku, transmeton Periskopi.

Nuk dihet lokacioni i kësaj mbledhie të njerëzve të afërt të Bulliqit dhe VV-së. /Periskopi

Statusi i plotë: 

Bashkë me Kryetarin Bulliqi dhe deputetët e Llapit si dhe me hijeshin e këtij organizimi pra aktivistat e Vetëvendosjes që e zbukurojnë dhe ngjallin atmosferën.

Shpërndaje në: