Shpejtim Bulliqi mbush 100 ditë në pushtet: I prezanton si të arritura dhuratat e marra nga Labi

Shpejtim Bulliqi mbush 100 ditë në pushtet: I prezanton si të arritura dhuratat e marra nga Labi

Shpejtim Bulliqi, kryetari i komunës së Podujevës nga Vetëvendosje, ka prezantuar rezultatet e arritura në 100 ditët e para në Qeverisje.

Ai ka bërë prezantimet e punëve të arritura përgjatë këtij 100 ditëshi.

Redaksia e Periskopit nuk e ka zënë konferencën nga fillimi, por krejt në fund aty u prezantua si punë e arritur që Ministria e Arsimit dhe Shkencës i dhuroi komunës 22 laptopë për shkollat, shkruan Periskopi.

Po ashtu, z.Bulliqi ka prezantuar edhe dhurata e marra nga Fondacioni i këngëtarit të famshëm ferizajas, Labinot Tahirit për komunën e tyre.

Si punë të arritur, ai ka prezantuar edhe kontaktin që ka pasur me qindra e mijëra qytetarë të komunës.

Më tej, Bulliqi ka deklaruar se fusha e shëndetësisë ishte më prioritarja për qeverisjen e tij lokale.

Shpërndaje në: