Shpend Ahmeti ka disa fjalë për Vetëvendosjen
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti tani edhe kandidat për deputet nga Vetëvendosja ka thënë se ndjehet krenar që është pjesëtar i kësaj partie.
Ai ka thënë se ‘Kane tentuar të na zhdukin, simbolikisht dhe tekstualisht e bile edhe sot na kërcënojnë’.
Ahmeti thekson se në politikë nuk kanë hyrë për poste por për të sjellur ndryshim në vend.
Ja shkrimi i plotë i tij:
Për këto vite sa jam anëtar i LVV jam krenar që jam pjesë e një komuniteti që nuk nënshtrohet. Rrugës kemi mundur të gabojmë, ndoshta kemi humbur edhe mundësi, por kemi ngritur zërin kur është duhur, kemi ruajtuar parimet dhe kemi ruajtur njëri tjetrin. Kane tentuar të na zhdukin, simbolikisht dhe tekstualisht e bile edhe sot na kërcënojnë. Por ne jemi rritur dhe do të ngadhnjejmë sepse e kemi sinqerisht, për kombin e Republikën, për mirëqenien e progresin, për të varfërin e punëtorin, për fëmiun e plakun, për gruan e burrin.
Jam krenar që jam pjesë e këtij grupi duke kujtuar që në politike nuk kemi hyrë për poste por për ndryshim./Periskopi/



