Shpend Hysaj, fenomeni i The Voice of Albania (Video)
Spektakli i njohur i talenteve “The Voice of Albania” është në fazën e netëve live.
Se kush do të jetë fituesi i këtij edicioni ende nuk dihet, mirëpo 28-vjeçari nga Ferizaj ka marrë zemrën e publikut mbarë shqiptar.
Shpend Hysaj, me paraqitjen e tij dhe zërin mahnitës po shihet si favorit për ta fituar këtë garë. Përpos zërit, ai po veçohet nga pjesëmarrësit e tjerë për nga përzgjedhja e këngëve që po i këndon për çdo natë. Kjo e vë në pah edukimin e tij të veçantë dhe rafinimin e shijeve muzikore që shije të tilla tashmë gjinden vetëm nëpër ‘muzetë’ e nostalgjisë së hiteve botërore.
Hysaj që nga fillimi ka fituar edhe zemrën e trajnerëve, ku në audicionet e fshehura bëri që të katër trajnerët të kthehen menjëherë.
Ai ka përvoja të ndryshme muzikore. Kohë më parë pati krijuar një grup me të cilin ka qënë pjesëmarrës në Top Fest.
Se Shpendi ka fituar zemrat e publikut, e ka dëshmuar edhe fakti që ai ka rezultuar më i komentuari për të tretën javë me rradhë. Mesa duket asnjëri nga artistët e tjerë në garë nuk ka mundur ta “rrëzojë” nga froni në të cilin e kanë vendosur mbështetësit e tij. Komentet e Shpendit janë më të shumtë në numër në Facebook. /Periskopi/




