Shpërthejnë dy bankomatë në Neuchâtel: Shpërndahen kartëmonedha 200 frangëshe

Shpërthejnë dy bankomatë në Neuchâtel: Shpërndahen kartëmonedha 200 frangëshe

Imazhet tregojnë shkallën e shkatërrimit: xhama të thyer, dollapë metalikë të shkatërruar – dhe kartëmonedha 100 dhe 200 franga të shpërndara në tokë.

Në Marin, Neuchâtel, tre persona të panjohur kanüe shpërthyer dy bankomate të martën në mëngjes.

Pak pas orës 4 të mëngjesit të së martës, të paktën tre persona kanë hyrë me forcë në qendrën tregtare Marin Centre në verilindje të Neuchâtelit, transmeton albinfo.ch. Ata shpërthyen dy bankomate brenda ndërtesës dhe ikën, siç raportoi policia kantonale në një njoftim për shtyp, shkruan watson.ch.

Në sulmin ndaj bankomatëve që i përkisnin Bankës Kantonale të Neuchâtelit janë përdorur eksplozivë. Prandaj, Zyra e Prokurorit Federal do të marrë përsipër hetimin nga autoritetet kantonale.

Kjo ndarje përgjegjësish është praktikë standarde në rastet e shpërthimeve të bombave në bankomate.

Në rastin e sulmit në Marin, policia kantonale e Neuchâtel raporton gjithashtu dëme të konsiderueshme në një njoftim për shtyp. Imazhet tregojnë shkallën e shkatërrimit: xhama të thyer, dollapë metalikë të shkatërruar – dhe kartëmonedha 100 dhe 200 franga të shpërndara në tokë.

Edhe pse policia dërgoi menjëherë disa patrulla dhe rrethoi zonën përreth qendrës tregtare, kërkimi për autorët deri më tani ka qenë i pasuksesshëm, përcjell albinfo.ch.

Ndërkohë, dyqanet ishin në gjendje të rihapnin dyert e tyre për klientët pas orës 14:00.

(Fotot: KAPO Neuchatel)

Shpërndaje në: