Shpërthejnë komentet te Jahjaga: Nëse e di me kë luajti Kosova, 5 copa qebapë i ke
Ish-presidentja Atifete Jahjaga ka uruar ekipin e Kosovës për fitoren e sontme bindëse ndaj Azerbajxhanit.
Duke qenë se Jahjaha ia kishte huqur kur Kosova kishte luajtur me Ishujt Faroe, duke shkruar diçka në Instagram ku linte të kuptohej se ajo [Jahjaha] po mendonte se Kosova po luan me Azerbajxhanin, për disa ditë ishte në fokus për huqjen e saj.
Por vetë Jahjaga e kishte menaxhuar këtë huqje me mjaft sportivitet edhe atëkohë.
E tani, ajo qe bie në sy, janë komentet e ndjekësve te saj në FB, ku veçojmë:
‘Nëse e di me kë luajti Kosova, 5 copa qebapa te Shabani i ki’..’Kosova – Ishujt Faroe: 4-0′, etj./PERISKOPI



