“Shpërthen” aktori shqiptar: Grekët ma plasën pasaportën në fytyrë (Foto)
Amos Zaharia, djali i aktores së njohur Yllka Mujo dhe vëllai i princesësh Elia Zaharia, tregon eksperiencën e hidhur të ndodhur në kufirin grek.
Ai shkruan se teksa ishte nisur për pushime në Greqi është ndeshur fillimisht me arrogancën e doganierëve të shtetit fqinj që i kanë hedhur në fytyrë pasaportën, ashtu siç shkruan ai si një letër higjienike.
‘Sapo kalova kurin e këtyre “evropianeve” grek. Ma morën pasaportën dhe ma hodhën si të ishte letër e përdorur higjienike. Hajde shpenzo para te këta bukshkalë të pafytyrë. Rrofshim ne për shtetin që kemi dhe bravo i qoftë këtij populli grek që i lakmojnë veç prapanicën njëri-tjetrit. Ptu”, shkruan Zaharia.




