Shpërthen Balotelli: Kurrë nuk do të kthehem te kjo skuadër

Shpërthen Balotelli: Kurrë nuk do të kthehem te kjo skuadër

Italiani ishte pjesë e skuadrës nga Anfield Road më parë, mirëpo u detyrua të largohej drejt Nice’s në Francë.

Ai nuk po ambientohej assesi te 18 herë kampioni i Premier Ligës dhe tani thotë se nuk do të kthehet më kurrë te kjo skuadër.

“Nëse unë kthehem në Angli, sigurisht se nuk do të shkoj te Liverpool”, deklaroi Balotelli.

“Kjo, për shkak se kam kaluar një periudhë shumë të keqe në Liverpool. Unë kam thënë se skuadra dhe tifozët ishin të mahnitshëm, por unë kurrë nuk do të shkoj më atje”. /Periskopi.com

Shpërndaje në: