“Shpërthen” Elbasan Arena, gol fenomenal nga Skënderbeu (Video)

“Shpërthen” Elbasan Arena, gol fenomenal nga Skënderbeu (Video)

Pas 64 minutave lojë Skënderbeu ka gjetur golin e avantazhit përballë Young Boys në ndeshjen që po luhet në “Elbasan Arena”.

Ishte gambiani Ali Sowe ai që dërgoi topin në rrjetë pas një dalje të shpejtë nga e djathta.

Skënderbeu ka kështu shansin të grumbullojë tre pikët e para në Ligën e Evropës, për të shpresuar më pas pse jo edhe kualifikimin.

Të besuarit e Ilir Dajës kanë zhvilluar një ndeshje të mirë, duke qarkulluar topin, e duke krijua raste të mira për gol në portën e zviceranëve.

Shpërndaje në: