‘Shpërthen’ ish-ylli i Barcelonës: Barcelona u sill shumë keq me mua, nuk më respektuan

‘Shpërthen’ ish-ylli i Barcelonës: Barcelona u sill shumë keq me mua, nuk më respektuan

Braziliani thotë se klubi nga Camp Nou nuk tregoi respekt për të.

“Gjatë tri sezonave të fundit, gjithmonë ka pasur zëra se Alves do të largohet, por trajneri nuk më thoshte asgjë. Ata ishin jo korrekt ndaj meje dhe jo falendërues ndaj meje. Ata nuk më respektuan”, ka thënë Alves.

“Më ishte ofruar mundësia për të rinovuar vetëm pas dënimit të FIFA-s, që kishte dënuar Barcelonën të mos transferojë asnjë lojtarë.

“Për këtë arsye unë nënshkrova kontratë të re dhe me mundësi të ndërprerjës së kontratës. Drejtuesit e tashëm të Barcelonës nuk e kanë idenë se si t’i trajtojnë lojtarët”. /Periskopi.com

Shpërndaje në: