‘Shpërthen’ Mustafa Nano gjatë debatit: Elvis Naçi, je një copë injoranti (Video)
Mustafa Nano replikoi ashpër me imamin Elvis Naçi në emisionin Opinion në Tv Klan.
Nano foli për deklaratën e Naçit që shkaktoi bujë në rrjetet sociale, se gratë duhet të zbukurohen dhe të mos shëndoshen sepse ndryshe burrat i tradhëtojnë, Nano u shpreh se në kontekstin musliman kjo deklaratë është normale. Naçi nuk ishte dakord me këtë pohim, sepse ai thotë se deklarata e tij u keqkuptua. Pas kësaj, në studio shpërtheu një debat rreth islamit.
Mustafa Nano u shpreh se imami Naçi është një injorant që nuk kupton as fenë e tij. Ai tha se Naçi e keqinterpreton Kuranin.
Nga ana tjetër, Naçi u shpreh se Mustafa Nano ka kohë që ofendon islamin, dhe se ai nuk mund të jetë një shqiptar i mirë nëse ka mendim negativ për muslimanët.



