Shpërthen në stërvitje Ramos: I riu i Real Madridit e godet pa dashje duke kërcyer, ai del nga kontrolli
Real Madridi po kalon momente krize në ligë, duke i marrë vetëm 14 pikë në nëntë ndeshje. Duket se ky moment krize e ka prishur atmosferën edhe në stërvitje, ku ka ndodhur një incident mes lojtarëve, shkruan Periskopi.
I riu i Real Madridit Sergio Reguilon, i cili ishte në bankën rezervë të skuadrës për ndeshjen me Levanten në Bernabeu e goditi pa dashje duke kërcyer, ndërsa reagimi i kapitenit Sergio Ramos ishte tepër armiqësor.
Ngjarja ndodhi këtë mëngjes dhe është përshkruar si e ‘gërditshme’ dhe ‘zhgënjyese’ nga shtypi spanjoll.
Videoja tregon Ramosin duke e goditur me zemërim të madh me top 21 vjeçarin dy herë ndërsa më vonë i afrohet Luka Modriq për ta ndalur.
Më pas 32 vjeçari e ngrit zërin dhe bën me gisht kah i riu. Në rrjetet sociale, shumë njerëz vënë në pyetje karakterin e Ramosit për të qenë kapiten i ekipit.



