Shpërthen Platini: Nuk jam i korruptuar, s’kam vjedhur para!

Shpërthen Platini: Nuk jam i korruptuar, s’kam vjedhur para!

Michel Platini ka thënë se nuk ka qenë i korruptuar derisa ishte president i UEFA-s

Platini u pezullua në vitin 2015 pak para se të konkurronte për president të FIFA-s, shkruan Periskopi.

Komiteti i pavarur i etikës e kishte pezulluar me tetë vite 62-vjeçarin pak para se ai të kandidonte për president të FIFA-s, por në një intervistë për ‘Gazetta dello Sport’ ai ka thënë se asnjëherë nuk ka qenë i korruptuar.

“Prokurori e ka pranuar se nuk kam bërë asgjë”, ka thënë Platini në një intervistë për Gazzetta dello Sport, duke lënë të kuptohet se ndaj tij nuk do të ngrihet aktakuzë.

“Nuk jam person i korruptuar, nuk kam vjedhur. Nuk jam siç thonë ata budallenj nga komiteti i etikes. Do të hidhem në kundërsulm. Do ta shihni,”. /Periskopi/

Shpërndaje në: