Shpërthen Roy Keane: I bërtet superyllit “Ke qenë një p*dh” gjithë jetën tënde”
Ndihmës-trajneri i Republikës së Irlandës, Roy Keane pretendohet se e ka fyer një futbollist duke i thënë “ka qenë p*dh gjithë jetën e tij”, raporton RT, përkthen Periskopi.
Të hënën mesazhet me zë rrodhën nga mbrojtësi Stephen Ward, ku përfshihen ish legjenda e Unitedit Roy Keane dhe lojtarët Jon Walters dhe Harry Arter.
Sipas Telegraphit, transkriptet e mesazhit nga WhatsApp tregonin se Keane së pari e kishte vënë në pikëpyetje profesionalitetin e futbollistëve. Ata nuk kishin thënë kurrgjë e më pas Roy ishte kthyer edhe më i nervozuar duke iu thënë: “Çka në m*t s’është në rregull me ju? Jam i lodhur nga njerëzit që iu ikin trajnimeve me lëndimeve.
Harry Arter ishte zënë sërish në dhomën e zhveshjeve dhe jo në stërvitje. Keane i kishte thënë: “Kur do të stërvitesh o ‘p*dh i m*tit*? Më pas kur Arter ia kishte shpjeguar situatën e lëndimit, Keane i kishte thënë me tërbim: “Ti je një p*dh, një p*dh m*ti, ty nuk të intereson, nuk dëshiron të stërvitesh.”
Derisa Arter i kishte thënë se ai nuk ishte trajneri i tij dhe që s’mund t’i fliste ashtu, Keane ishte bërë edhe më i nxehur duke i thënë: “Ti ke qenë një p*dh gjithë jetën tënde”. /Periskopi



