Shpërthen skandali, shqiptarëve u shitet sallam nga lopët e ngordhura (Video)

Shpërthen skandali, shqiptarëve u shitet sallam nga lopët e ngordhura (Video)

ABC News ka siguruar dëshminë e fermerë në zonën e Lushnjës të cilët tregojnë se si i kanë shitur lopët e ngordhura dhe ato të prekura nga sëmundja e gjedhit.

Prej 1 muaji ka shpërthyer sëmundja ngjitëse e dermatozës nudolare, që ka prekur gjedhet në gjithë vendin. Ministria e Bujqësisë ka deklaruar se po shpërndan vaksina falas në çdo fshat, por realiteti flet ndryshe në Lushnje.

Grupi i xhirimit të ABC NEWS ishte pranë fermerëve të fshatit Radhëz. Ata shprehen shumë të shqetësuar, pasi lopët po u ngordhin çdo ditë. “Vetëm fjalë, premtime, asnjë vaksinë nuk na kanë sjellë”, shprehen ata.

Një grua thotë se e ka shitur lopën e ngordhur për 100 mijë lekë (të vjetra). “Erdhën 20 burra e ngritën lopën dhe e çuan në Tiranë”. Pyetjes së gazetarit nëse e kanë blerë për sallam?- ajo përgjigjet: me siguri që po…

Ndërkohë fermerë të tjerë të zonës së Lushnjës, thotë se po i heqin lopët me çmime shumë të lira, pasi e dinë se nuk do të shpëtojnë. Të gjitha këto kafshë të sëmura përfundojnë në tregje, raporton ABC NEWS.

“Ka një muaj që na thonë erdhi vaksina sot erdhi nesër. Unë bleva me lekët e mia (35 mijë lekë), por më kishin mashtruar, nuk ishte vaksinë por antibiotik”, thotë njëri prej fermerëve.

Ndërsa një tjetër banore e fshatit thotë: “Sa do të kushtonte ne do detyroheshim ta blinim këtë vaksinë…se me këto ushqehemi”.

https://www.youtube.com/watch?v=O1zoA91CwwM

 

 

Shpërndaje në: