‘Shpërthen’ Zhdrella: Bunjaku nuk e llogaritë fare Super Ligën e Kosovës
Anëtari i Feronikelit thotë se i pari i pankinës së ‘Dardanëve’ duhet të ftojë në skuadër futbollistë nga Super Liga e Kosovës.
Madje, Zhdrella shton se Bunjaku nuk e llogaritë fare Super Ligën e Kosovës.
“Të them të drejtën, ka lojtarë të cilët mund të luajnë për Përfaqësuesen e Kosovës. Por, Bunjaku nuk e llogaritë fare Super Ligën e Kosovës, dhe një gjë e tillë nuk është në rregull”, deklaroi Zhdrella për Periskopin.
“Nuk do të përmendja emra se cilët lojtarë që luajnë në Kosovë e meritojnë të luajnë për Përfaqësuesen, por besoj se katër ose pesë lojtarë e meritojnë të luajnë për Kosovën”, shtoi ai.
Bunjaku njihet si trajner i cili i grumbullon në shumicë absolute vetëm futbollistët të cilët luajnë jashtë Kosovës.
Dhe, a do të thotë kjo se talentëve të rinj që luajnë në Kosovë po u shuhet ëndrra për të luajtur për ‘Dardanët’? /Periskopi.com



