Shpëtohen 45 emigrantë nga fundosja në det
Rojet bregdetare të Turqisë mëngjesin e kësaj të diele kanë arritur që të shpëtojnë 45 emigrantë.
Barka e tyre raportohet se ishte duke u fundosur në det, por që pas intervenimit një gjë e tillë është evituar, shkruan Reuters, transmeton Klan Kosova.
Ata thuhet se për synim kishin pas bregdetin turk, ndonëse nuk është bërë e ditur kombësia e tyre.



