Shpëtohet ujku i rënë në pus
Disa veterinerë arritën të shpëtojnë një ujk të rënë në një pus në mes të pyllit. Veterineri Andrezj Fedaczynski po merret me mjekimin e ujkut në Qendrën për Mbrojtjen e Kafshëve në Przemysl të Polonisë.
Ujku u gjet në kufi të Polonisë nga oficerët e policisë, në fund të një pusi shkëmbor në fshatin Arlamov. Ai menjëherë u trasnportua në Qendrën Mjekësore ku dhe mori trajtimine duhur.
Pas ekzaminimeve dhe shërimit, ujku do të të lihet përsëri i lirë.








