Shpëton Ronaldo, këta tre futbollistë mund të burgosen (FOTO)
Autoritetet në Spanjë kanë bërë të ditur se Xabi Alonso, Angel Di Maria dhe Ricardo Carvalho janë tre futbollistët që janë nën hetime për evazion fiskal.
Së bashku me ta pritet të jenë edhe Fabio Coentrao e Radamel Falcao – nga koha kur luante në Atletico Madrid.
Në listë nuk gjendet emri i të shumëpërfolurit së fundmi, Cristiano Ronaldo, përcjell “Lajmi.net”.
Kurse, të lartpërmendurit akuzohen se fshehën miliona euro nga autoritetet fiskale në Spanjë dhe mund të dënohen edhe me burg.



