Shpresat e Kosovës nuk japin shpresë
Pas rezultatit të dobët nga ana e Kosovës U19, edhe kombëtarja e shpresave të Kosovës ka zhgënjyer në përballjen ndaj Izraelit.
Ata janë mposhtur me rezultat 3:0 nga Izraeli, në ndeshjen e fundit për kualifikimet e Europianin për U21.
Dy golat e Ghanem dhe një i Meir fundosën Kosovën, që deri pas kësaj ndeshje kishte pak shpresë për kualfikim.
‘Dardanët’ renditën në vendin e parafundit me 12 pikë të tubuara, pas 10 ndeshjeve./Periskopi/



