Shqipëria e zhvillon seancën e parë stërvitore në Valencia para miqësores me Ukrainën
Kombëtarja shqiptare ka mbërritur pasditen e djeshme në Valencia, ku do të vijojë përgatitjet për ndeshjen miqësore të 31 marsit ndaj Ukrainës.
Skuadra e drejtuar nga trajneri Silvinjo ka zhvilluar seancën e parë stërvitore në qendrën Parador de El Saler të Valencias, duke u përqendruar në ushtrime fizike, qarkullimin e topit dhe skema taktike.
Departamenti i Komunikimit në Fshf bën me dije se grupi i 24 lojtarëve ishte i plotë dhe janë në gjendje të mirë fizike.
Ndeshje miqësore Ukrainë-Shqipëri do të luhet më datë 31 mars, ora 20:45 në “Estadi Ciutat de València”, Spanjë.



