Shqipëria me katër “përforcime” të papritura për sfidën me Italinë
Të paktën 4 lojtarë të kampionatit shqiptar do të bëjnë pjesë në listën e trajnerit së përfaqësueses për ndeshjet kundër Italisë dhe miqësores me Bosnjen.
Mbrojtësi i Kukësit, 24-vjeçari Arbri Alla për herë të parë në karrierë do të ketë shansin të vesh fanellën kuqezi. Liridon Latifi është gjithashtu mes të shpërblyerve për formën shumë të mirë që po tregon.
Dy emrat e tjerë të Superiores do të jenë dy portierët, Orges Shehi dhe Alban Hoxha.



