Shqipëria shënon fitore ndaj Lihtenshtajnit

Shqipëria shënon fitore ndaj Lihtenshtajnit

Të përzgjedhurit e Gianni De Biasit e nisën mirë takimin, ku në minutën e 11-të kaluan në epërsi nëpërmjet Jahmir Hykas, ku edhe portieri ndihmoi që topi të shkonte në gol.

Golin e dytë e shënoi sulmuesi Bekim Balaj në minutën 71.

Pas kësaj fitoreje, Shqipëria është lidere në tabelën e grupit G me gjashtë pikë, para Spanjës dhe Italisë që kanë nga 4. /Periskopi.com

Shpërndaje në: