Shqipëria tregon kualitetin, mposht Turqinë me 10 futbollistë

Shqipëria tregon kualitetin, mposht Turqinë me 10 futbollistë

Shqipëria ka arritur ta mposhtë me rezultat prej 3-2 Turqinë, në ndeshjen miqësore që zhvilluan me njëra-tjetrën, në Antali të Turqisë.

Kombëtarja shqiptare arriti që pjesën e parë ta mbyllte me epërsi prej 2-0, me anë të dy golave të mrekulueshëm nga Armando Sadiku.

Tek të dy golat asistoi Odise Roshi.

Pjesa e parë nuk përfundoi mirë për Shqipërinë, pasi Besian Memushaj u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë, duke lënë skuadrën me 10 futbollistë, shkruan Periskopi.

Me të filluar pjesa e dytë, Turqia ngushtoi epërsinë në 1-2, me anë të Cengiz Under.

Por nuk shkoi larg dhe skuadra shqiptare shënoi për mrekulli me anë të shumë të talentuarit, Eros Grezda që u tregua i saktë me të majtën nga një kënd mjaft i vështirë.

Turqit arritën që të realizojnë edhe një herë në minutën e 59-të, për 2-3, por skuadra e Panuccit tregoi kualitet dhe organizim duke arritur ta ruajnë epërsinë prej një goli.

Edhe pse ishte vetëm një miqësore, skuadra shqiptare u duk mjaft e balancuar dhe në formë të mirë. /Periskopi

Shpërndaje në: