Me Shqipërinë apo Italinë, kë do ta përkrah gruaja e Canës të premten?

Me Shqipërinë apo Italinë, kë do ta përkrah gruaja e Canës të premten?

Edhe pse italiane, gruaja e Lorik Canës, Monika, do të jetë tifoze e Kombëtares shqiptare kundër “Azzurrëve”.

Gruaja e Lorik Canës, Monika, do të jetë tifoze e Kombëtares shqiptare në ballafaqimin e ardhshëm ndaj Italisë në kualifikimet për “Kampionatin botëror 2018”.

“Në fakt, ajo ka qenë gjithnjë në anën time. Pra, është 300 për qind shqiptare. Madje, shpesh ka qenë më e flaktë se unë në diskutimet që kemi me miqtë këtu në Romë kur diskutohet kjo ndeshje”, deklaroi Cana për Panorama Sport.

“Unë do të jem në stadium për ndeshjen e së premtes, ndërsa ajo do ta shohë nga TV. Por më ka premtuar se për ndeshjen e kthimit në Tiranë do të jetë në stadium dhe do të jetë e veshur me ngjyrat kuqezi”, theksoi ish kapiteni i ekipit kuqezi.

Shpërndaje në: