“Shqipet folën njëzëri”, Ahmeti pas protestës: Është koha që djemtë tanë të kthehen në shtëpi
Ali Ahmeti, kryetari i BDI-së, ka marrë pjesë në tubimin protestues në Shkup, ku qytetarët po shprehin mbështetje për ish-udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Pas protestës përmes një postimi në Facebook, tha se është koha që djemtë tanë të kthehen në shtëpi.
”Shqiptarët folën njëzëri: është koha që djemtë tanë të kthehen në shtëpi!”, ka shkruar Ahmeti.
Postimi i plotë:
Edhe Shkupi, pas Tiranës dhe Prishtinës e dha provimin kombëtar duke u rreshtuar pas kërkesës për liri dhe drejtësi për çlirimtarët tanë.
Shqiptarët folën njëzëri: është koha që djemtë tanë të kthehen në shtëpi!
Në emër të popullit: Djemtë tanë janë të pafajshëm, lufta jonë është e pastër!
Lufta e UÇK-së është e shenjtë dhe prandaj, ne të gjithë, i madh e i vogël, burra e gra, jemi UÇK!
Lavdi dëshmorëve të kombit ndër dekada e shekuj, e përjetshme shqiptaria 🇦🇱🦅👐
Ahmeti: Amerikë, NATO, Evropë, faleminderit që mbështetët UÇK-në



