‘Shqiponja’ e Arsenalit po tradhtohet nga Unai Emery

‘Shqiponja’ e Arsenalit po tradhtohet nga Unai Emery

Arsenali është i gatshëm të pranojë ofertat për mbrojtësin gjerman me prejardhje shqiptare, Shkodran Mustafi, raporton The Telegraph

Shkodran Mustafi është duke kaluar në një formë tejet të dobët këtë sezon, dhe kjo është vërtetuar në javët e fundit duke u lënë jashtë formacionit startues disa ndeshje me radhë, nga trajneri spanjoll i Arsenalit, Unay Emery.

Emery nuk ka arritur të rrisë përformancën e 26 vjeçarit dhe tashmë besohet se ka humbur durimin e të dhe shitja e tij do të përdoret për të rritur fondet për transferimin e lojtarëve të ri.

Mustafi është vazhdimisht nën kritikat e legjendave të Arsenalit dhe tifozëve, për shkak paraqitjeve të dobëta në këto dy sezonet e fundit.

Ai ishte transferuar në Arenal nga Valencia për 35 milionë euro, pas kërkesës së legjendës, Arsene Wenger, sa ishte trajner i Arsenalit.

Po, ashtu në të njëjtin vit ishte transferuar edhe Granit Xhaka.Vlen të theksojmë se Mustafi në vitin 2014 është shpallur kampion i botës me kombëtaren e Gjermanisë, pas triumfit në finale ndaj Argjentinës në kampionatin e mbajtur në Brazil.

Shpërndaje në: