Shqiponja sulmon sportistin amerikan në fushë të lojës
Para fillimit të ndeshjes në kampionatin amerikan në bejsboll MLB, pati një moment interesant gjatë antonimit të himnit amerikan.
Në ndeshjen ku pritej të takoheshin Seattle Mariners dhe Minnesota Twins, lojtari i Seattle, James Paxton, iu desh të vepronte qetë, pasi shqiponja që ishte në fushë gjatë himnit, që ishte e llojit të njëjtë sikur në flamurin e amerikanëve, iu hodh sipër.
Ky “sulm” ishte disi i papritur, çka shkaktoi edhe reagimin e shikuesve dhe komentatorëve sportiv në studio.
Megjithatë, reagimi i lojtarit Paxton, ishte shumë i qetë dhe pikërisht kjo bëri që mos të kishte ndonjë incident më të madh. /Insporti.com



