‘Shqiponjat e Penduara’ më të dobëtit në fushë në pjesën e parë
Liverpool e ka përfunduar pjesën e parë me epërsi prej dy golave ndaj Arsenal, 4 me 1.
Dy gola nga Roberto Firmino, një nga Sadio Mane dhe një nga Mohamed Salah ishin të mjaftueshme për ta kompletuar një rikthim sensacional, pas një goli befasues në fillimin e ndeshjes nga Maitland-Niles.
Por jo gjithçka mirë po shkon për shqiptarët që janë në fushën e lojës.
Shkodran Mustafi pas pjesës së parë notohet me 5.5, ndërsa Granit Xhaka me 5.8, derisa është i ndëshkuar me karton të verdhë.
Pavarësisht se Liverpool është duke shënuar fitore bindëse, Xherdan Shaqiri nuk ka arritur të tregoj asgjë në fushë dhe vlerësohet me 6.2. /Periskopi



