Shqiprim Arifi u bën thirrje qytetarëve: Mos votoni VV-në, Kosova ka nevojë për dalje nga kriza
Ish-kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi, ka kritikuar ashpër Lëvizjen Vetëvendosje në një reagim publik, duke deklaruar se partia është përkrahur tej mase përgjatë viteve dhe se kësaj radhe duhet të kalojë në opozitë.
Sipas tij, një zhvendosje e tillë do të mundësonte reflektim të domosdoshëm dhe do t’i jepte Kosovës hapësirë për të dalë nga, siç thotë ai, bllokada politike në të cilën gjendet.
Ai u bëri thirrje qytetarëve që të votojnë në interes të Kosovës dhe jo për Vetëvendosjen, nëse synohet tejkalimi i krizës aktuale që ai e përmend në reagimin e tij.
Postimi i plotë:
S’ka votë për VV-në!
E keni mbivlerësuar dhe ndër vite e keni përkrahur më shumë sesa duhet!
Kësaj radhe lëreni në opozitë, ndoshta reflektojnë pak.
Kosova nuk mund të ngecë pafundësisht në të njëjtën bllokadë. Është koha të shihet situata drejt, pa *inate* .
Kokëfortësia nuk i zgjidh problemet, murit nuk i bihet me kokë, sepse vetëm dëmtohesh vet.
Votoni për të mirën e Kosovës, e assesi VV-në, që vendi të dalë nga kriza!



