Shqiptarët i bëjnë këtë dhuratë speciale Buffon-it (Foto)
Një nga drejtuesit kryesorë të shoqatës “Albania Futuro”, Astrit Çela, ka bërë të ditur se kjo është një dhuratë simbolike për Bufonin, meqë ai do të luajë ndeshjen me numër 1000 në karrierën e tij pikërisht ndaj kuqezinjve.
Një verë e vjetër shqiptare me simbolin kombëtar është dedikuar për portierin e “azzurëve”.




