Shqiptarët festojnë në Selanik, mediat greke i japin fokus flamurit të UÇK-së

Shqiptarët festojnë në Selanik, mediat greke i japin fokus flamurit të UÇK-së

28-29 Nëntor janë padyshim festat më të dashura për të gjithë shqiptarët, brenda dhe jashtë vendit.

Shqiptarët e Greqisë kanë dhënë spektakël një natë më parë në qytetet e këtij shteti, teksa kanë festuar me flamuj, këngë e valle tradicionale nëpër rrugët kryesore.

Mediat greke kanë shkruar për këto festime, ndërsa janë ndalur në Selanik, aty ku ‘shqipet’ kanë vërshuar me makinat e tyre në rrugët kryesore dhe para ‘Kullës së Bardhë’, një pikë referimi e këtij qyteti, ndërsa në makina kanë vendosur flamuj të Shqipërisë dhe të UÇK, raporton Top Channel, transmeton Periskopi.

@aldikozibishat e selanikut 🇦🇱🇦🇱🇦🇱♬ original sound – Aldi kozi

“Ata kanë parkuar makinat para Kullës së Bardhë dhe kanë festuar duke kërcyer me flamuj”, shkruajnë mediat greke, ndërsa theksojnë se kjo festë është me rëndësi për të gjithë shqiptarët./Periskopi

@aldikozi #thessaloniki #shiqpe ♬ original sound – 🇦🇱

Shpërndaje në: