Shqiptarët në Gjermani befasojnë Bernard Berishën (Foto)
Bernard Berisha ka kaluar momente të mira në Gjermani, gjatë vizitës së bërë disa familjarëve të tij.
Ai është pritur nga klubi shqiptar FC Alba Augsburg, të cilët e mbajnë me krenari fanellën e Bernardit të Përfaqësueses së Kosovës.
Alba e nderoi me mirënjohje Bernardin, i cili i vizitoi në stërvitje.
Berisha edhe gjatë qëndrimit në Kosovë është nderuar nga klube dhe institucione.






