Shqiptarët vërshuan faqen e Lazios, Valon Berisha fiton çmimin e parë në Serie A
Mesfushori Valon Berisha ka arritur të zgjedhet lojtari më i mirë i muajit tetor tek Lazio.
Klubi italian dje publikoi listën e kandidatëve për çmimin ‘Lojari i muajit’, ku bashkë me Berishën në garë ishin edhe Caicedo, Parolo dhe Immobile, përcjell Periskopi.
Votimi u bë në rrjetet sociale dhe shqiptarët vërshuan me votat e tyre për yllin e kombëtares së Kosovës.
Dhe kjo solli rezultatin më të mirë, pasi Lazio ka njoftuar se Valon Berisha është zgjedhur më i miri i muajit pas votave të tifozëve lacialë./Periskopi/



