Shqiptari sulmohet nga tifozët serb në Zvicër (Foto/Video)

Shqiptari sulmohet nga tifozët serb në Zvicër (Foto/Video)

Tifozët e Partizan Beograd po bëjnë trazira në rrugët e Zvicrës.

Shumë tifozë nga Serbia kanë udhëtuar për ta përcjellë ndeshjen mes klubit të zemrës dhe Young Boys, e vlefshme për Europa Ligë, shkruan indeksonline.

Madje një shtetas kosovar, ka pasur një problem me disa tifozë – pasi ky i fundit i ka provokuar duke bërë shqiponjën.

Më pas tifozët serb kanë filluar me thirrje “Kosova është Serbi”, ku një prej tyre edhe e gjuan me shishe të birrës, por për fat të mirë nuk arrin ta godet shtetasin kosovar.

Takimi mes Young Boys dhe Partizanit të Beogradit ka filluar nga ora 19:00.

Shpërndaje në: